Si të hiqni njollat e diellit në ditët e marsit

...( Video )...
Watch Video and Photo All for Free 100%

Si të hiqni njollat e diellit në ditët e marsit 

Njollat kafe qe shihni ne lekuren tuaj, nuk jane thjesht pasoje e moshes, por, mbi te gjitha, e kohes se ekspozimit ne diell. Hiperpigmentimi eshte nje theksim i ngjyrimit normal te lekures me perhapje difuze (nxirja) ose i lokalizuar ne disa zona te veçanta (njollat), ne origjine te te cilit qendron nje çrregullim ne akumulimin dhe shperndarjen e pigmentit normal te lekures (melanines).
Çfare ndodh ne lekure?
Nje element i rendesishem karakterizues i lekures sone eshte ngjyra apo pigmenti i saj. pergjegjes per te jane disa pigmente te pranishem ne kushte normale ne lekuren tone dhe secili prej tyre eshte percaktues per nje kolor specifik, si p.sh.:
- melanina eshte pergjegjese per ngjyrime qe variojne nga e verdhe-kafe ne te zeze; -hemoglobina eshte pergjegjese per ngjyrimet ne te kuqe;
- karoteni eshte pergjegjes per ngjyrimet ne te verdhe-portokalli.
Ne kushte normale, rolin kryesor ne pigmentimin e lekures sone e luan melanina dhe qelizat pergjegjese per prodhimin e saj (melanocitet). Melanocitet lokalizohen ne shtresen bazale te epidermes (shtresa me e thelle e pjeses se siperme te lekures). Ata prodhojne melaninen, e cila me pas transportohet drejt qelizave me siperfaqesore te lekures (keratinocitet), duke i dhene ngjyren asaj, si dhe kryen funksionin foto mbrojtes ndaj rrezatim it diellor.
Dielli eshte shkaku kryesor
Per ta thjeshtuar, hidhini nje sy pjeses se brendshme te kofshes suaj. Nuk ka njolla kafe?! Pese shenjat e plakjes se lekures jane: njollat kafe, rrudhat, poret e zgjeruara, lekura e leshuar dhe shfaqja e eneve te dukshme te gjakut ne fytyre (kapilare merimange).
Dielli eshte shkaku kryesor. Me kalimin e kohes, si pasoje e mbiekspozimit ne diell, te tilla njolla shfaqen kryesisht ne fytyre, por edhe ne trup. Lekura jone eshte perhere e me shume subjekt i mjaft demtimeve nga dielli. Pigmenti i melanines, i pranishem ne lekure, e mbron ate ne menyre natyrale ndaj rrezatimeve UV, por, sidoqofte, me kalimin e moshes, aftesia mbrojtese natyrale ndaj rrezatimeve UV e lekures bie dhe, per pasoje, njollat e moshes apo te diellit shfaqen me shpesh.
A jane te gjitha e njejta gje?
Ka tipa te ndryshem njollash kafe, qe shfaqen ne lekure. Grupet kryesore, jane njollat kafe nga dielli apo te moshes (solar lentigines) dhe qukat (ephelides). Njollat kafe apo te moshes jane me te medha, shfaqen kryesisht ne fytyre dhe duar, tek personat e moshes se mesme, si pasoje e demtimeve nga rrezatimi diellor. Ato kane tendence te persistojne me gjate dhe nuk zhduken gjate dimrit. Shfaqen zakonisht tek personat me lekure te bardhe, por jane gjithashtu te shpeshta tek personat qe nxihen lehte dhe qe kane lekure te erret. Qukat jane njolla kafe te sheshta, qe shfaqen ne lekure dhe ne pjeset e ekspozuara ndaj diellit qe ne moshe te vogel. Ato jane pasoje e grumbullimit te lokalizuar te melanines ne qelizat e lekures (keratinocite) dhe shihen kryesisht tek personat me lekure te bardhe dhe floke te kuq ose bionde. Jane me evidente gjate veres dhe zbehen dukshem ose mund te zhduken gjate dimrit. Nje grup te veçante perben Melasma ose Chloasma ose e njohur ndryshe si “maska e shtatzenise”. Jane njolla te erreta ose kafe te lekures, qe shfaqen te grate shtatzena ose tek ato qe marrin terapi hormonale zevendesuese (kontraceptive). Lokalizohen kryesisht ne faqe, hunde, balle dhe buzen e siperme. Ato kane tendence te perkeqesohen me kalimin e kohes dhe te behen persistente edhe pas shtatzenise.
A jane te rrezikshme? 
Gjeja me e rendesishme qe mund te beni kur shihni nje njolle te pigmentuar ne lekuren tuaj, eshte te mos e neglizhon i ate. Nese dalloni nje njolle ne lekuren tuaj e sidomos nese ka ndryshuar ngjyren apo formen, ju duhet te konsultoheni me nje dermatolog, i cili do te percaktoje natyren e saj dhe me tej trajtimin e duhur.
A shkakton nxirja e lekures njolla kafe? 
Lekura e nxire nuk eshte nje lekure e shendetshme. Nxirja eshte menyra e trupit qe na tregon se lekura jone eshte demtuar dhe, si e tille, ajo ben nje tentative per te mbrojtur veten nga demtimi i metejshem. Ky demtim çon ne shfaqjen e njollave te ndryshme ne lekure.
Trajtimi 
Per trajtimin e njollave kafe, dermatologet kane ne dispozicion nje sere preparatesh me aftesi depigmentuese. Nder principet me te rendesishme, permendim arbuitinen (hydroquinone-beta-D-glucozid), alfahidroksiacidet (acid laktik, glikolik dhe laktobionik), acidin azelaik, acidin retinoik Go gjate shtatzenise), acid in elagikoid, vitaminen C etj., te cilat gjenden kryesisht te formuluara ne trajte kremi, solucioni apo xheli. Nderkohe qe derrnatoloqet, per te trajtuar hiperpigmentimet, perdorin sot edhe metoda te tjera, si: lazerin, krioterapine, peelingun dhe mikrodermoabrazionin.
Kremra me filter solar gjithe diten, çdo dite 
Trajtimit te hiperpigmentimeve, dermatologet i bashkengjisin pothuajse gjithmone edhe kremrat fotombrojtes me SPF 30-50, qe jo vetem ruajne efektin e agjenteve depigmentues, por edhe sepse kjo do t’i mbroje ndaj demtimeve te metejshme dhe shfaqjes se njollave kafe. Edhe nese ke lekure te demtuar nga dielli, qofte edhe shume evidente, nuk eshte kurre shume vone per t’u mbrojtur.
Kujdes! Pjesa me e madhe e demtimit nga dielli ndodh kur ngasim makinen. Xhami i makines bllokon 100% rrezet UVB (te cilat shkaktojne djegien e lekures) dhe aspak ato UVA, rrezet shkaktare te plakjes se lekures dhe te demtimeve nga dielli. Duhet theksuar se çdo rast me hiperpigmentim perben nje rast specifik dhe, si i tille, duhet trajtuar ne menyre specifike dhe vetem nga nje mjek dermatolog. Dermatologu eshte trajtuesi i vetem qe merr persiper te trajtoje problemin dhe pasojat qe mund te rrjedhin nga trajtimi

Labels:



Leave A Comment:

Powered by Blogger.